35-vjeçari lutet të shkoj në burg: S’dua të jetoj me partneren

  • E.K /
  • 25 June 2021 - 13:57
35-vjeçari lutet të shkoj në burg: S’dua të jetoj me partneren

Një 35 vjeçar italian i dënuar me arrest shtëpie, është arratisur vetëm për të shkuar në rajon dhe t’i lutej agjentëve të policisë që ta linin në qeli. Kjo sepse ai nuk mund të durojë më bashkëjetesën me partneren e tij.

35 vjeçari kishte arritur të shmangte burgun, duke u dënuar me arrest shtëpie, por jeta familjare ishte bërë shumë e komplikuar. Kështu ai vendosi të paraqitej në rajonin më të afërt të policisë duke shprehur pakënaqësinë për bashkëjetesën e detyruar me partneren e tij.

Komandanti i policisë, pasi u informua për ngjarjen, vendosi transferimin e tij në shtëpinë e nënës, e cila ishte shprehur më se e gatshme të mirëpriste djalin e saj.

(Kosova Sot Online)