KQZ’ja synon t’i thjeshtësojë formularët për votim

  • A.P /
  • 25 June 2021 - 21:24
KQZ’ja synon t’i thjeshtësojë formularët për votim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon përgatitjet për zgjedhjet e 17 tetorit.

E qëllimi është që formularët e votimit, kësaj radhe të jenë sa më të thjeshtë, për t’i evituar problemet që kishin ekzistuar më herët.

“Këshilli ka trajtuar të gjithë formularët për procesin zgjedhor. Qëllimi i formularëve është që ato të jenë sa më të thjeshta, të evitohen problemet që janë hasë në zgjedhjet e kaluara”, ka deklaruar Alim Rama nga Këshilli për Operacione Zgjedhore 

Veç kësaj, Rama ka rekomanduar që të aprovohet edhe propozimi për krijimin e mundësive që votuesit e verbër dhe me të parë të dobësurar të votojnë personalisht.

Ndërsa Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së, ka thënë se me çështje teknike nuk duhet të merret ky organ.

Kurse Florian Dushi nga LDK-ja, thotë se kjo ka qenë praktikë edhe e mëhershme.

E përveç për zgjedhjet aktuale, në këtë mbledhje të komisionit është diskutuar edhe për zgjedhjet e 14 shkrutit.


(Kosova Sot Online)