Edhe kjo ndodh: Arrestohet gjakovari, inskenoi grabitjen e 3 mijë e 800 eurove nga pazari ditor

  • E.K /
  • 26 June 2021 - 10:58
 Edhe kjo ndodh: Arrestohet gjakovari, inskenoi grabitjen e 3 mijë e 800 eurove nga pazari ditor

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë nën dyshimin se i njëjti ka raportuar rrejshëm një rast të grabitjes.

Sipas policisë i dyshuari kishte inskenuar rastin se persona të panjohur e kanë sulmuar dhe ia kanë marr pazarin ditor në vlerë 3800 euro.

Të njëjtat para sipas policisë janë gjetur në dy lokacione ku i dyshuari i kishte fshehur vet paratë.

“Gjakovë 25.06.2021-21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte raportuar një rast të grabitjes, rastin e kishte inskenuar duke deklaruar rrejshëm se persona të panjohur e kishin sulmuar dhe ia kishin marrë pazarin ditor në vlerë 3800 €.Gjatë intervistimit, i dyshuari e ka pranuar veprën e lartcekur dhe i njëjti ka njoftuar edhe për vendndodhjen e parave të cilat janë gjetur në dy lokacione te cilat i kishte fshehur i dyshuari. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)