Qytetari tërheq qenin zvarrë me makinë

  • E.K /
  • 26 June 2021 - 14:37
Qytetari tërheq qenin zvarrë me makinë

Rastet e keqtrajtimit të kafshëve më besnike të njeriut, qenve, po bëhen mjaft të përsëritura në vendin tonë.

Rasti i fundit ka ndodhur në Roskovec, ndërsa “Joq” ka publikuar videon horror të qytetarit që tërheq zvarrë kafshën e gjorë në pjesën e pasme të makinës së tij, një automjet i tipit “Benz”.

Në video dallohet qeni që përpiqet të qëndrojë në këmbë dhe të ecë pas makinës që lëviz, megjithëse e ka të pamundur, ndërsa personi që i jep makinës as nuk e ka ndërmend të ndalojë.

Gjithashtu, rastet shqetësuese me qentë endacakë që keqtrajtohen dhe lihen në kushte mizerabël nga pushteti vendor sa vijnë e shtohen. Pavarësisht se të tilla raste janë dënuar gjithmonë nga shoqëria, vazhdojnë ende të jenë të shumta dhe të bëhen akoma më shqetësuese.

Së fundmi, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë disa video në të cilat shihet se si policët bashkiakë marrin qentë zvarrë në lagjet e qytetit dhe i çojnë më pas në spital për t’i vrarë me acid klohridrik ne zemër.

Gjithashtu, këto ditë të gjithë jemi njohur me mënyrën e re të vrasjes së qenve nga personat e pashpirt, që i japin kafshëve ushqim të helmuar dhe i lënë të ngordhin.

(Kosova Sot Online)