Temperaturat e larta, pishina e Gërmisë e mbushur me qytetarë

  • A.P /
  • 27 June 2021 - 10:54
Temperaturat e larta, pishina e Gërmisë e mbushur me qytetarë

Temperaturat e larta që po vazhdojnë të mbretërojnë në vendin tonë, kanë bërë që shumë qytetarë të drejtohen drejt zonave bregdetare.

Por, shumica nga ta kanë zgjedhur që këto ditë të nxehta ti kalojnë edhe në pishinat e hapura.

Një numër i madh i qytetarëve nga Prishtina kanë vendosur që këto ditë të nxehta ti kalojnë në pishinën e Gërmisë.

(Kosova Sot Online)