Digjen brenda një stalle në Prizren 11 krerë lopë, dy të tjera lëndohen nga zjarri

  • E.K /
  • 28 June 2021 - 09:21
 Digjen brenda një stalle në Prizren 11 krerë lopë, dy të tjera lëndohen nga zjarri

Një person nga Prizreni ka njoftuar policinë duke bërë të ditur se iu është përfshirë nga zjarri stalla e lopëve të tij.

Si pasojë janë djegur 11 krerë lopë, ndërsa, dy të tjera janë lënduar nga zjarri.

Vlera e dëmeve të shkaktuara është e lartë, derisa, rasti po vazhdon të hetohet.

“Prizren 26.06.2021 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshi nga zjarri stalla e lopëve të tij. Si pasoj e zjarrit janë  djegur 11 krerë lopë ndërsa,  dy të tjera janë lënduar nga zjarri. Vlera e përgjithshme e dëmeve të shkaktuara është lartë. Rasti vazhdon nën hetime”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)