Drejtësia e lidhur me krimin, po i stimulon hajnat elektoral

Drejtësia e lidhur me krimin, po i stimulon hajnat elektoral
Drejtësia e lidhur me krimin, po i stimulon hajnat elektoral

Muhamet Kelmendi

  • 28 June 2021 - 08:33

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

 Dënimet me kusht nuk janë masa që ndalojnë keqpërdorimet dhe veprat e tilla. Si në  tërë këtë sistemin të drejtësisë, edhe këtu, ka sistemi  ka nevojë për masa konkrete shëruese. Normat ekzistojnë . Ato duhet zbatuar ndaj shkelëseve dhe vetëm me dënimet e zbatueshme  më të ashpra, edhe me burg, i  ndalin veprat e tilla të renda. Dhe, këtu del përsëri, se përgjegjës janë njerëzit që punojnë në prokurori dhe në gjykata, atje ku hetohet dhe vendoset drejtësia. Duhet thënë gjithashtu se pa i dënuar edhe partitë politike nuk ndalet keqpërdorimi.

 Zgjedhjet në Kosovë që nga koha e UNMIK kur i organizonte ato OSBE kanë qenë jo korrekte dhe shpeshherë të manipuluara dhe të lejuara që të manipulohen. Qëllimi ka qenë që të arrihet te ndërtimi i pushtetit me ato subjekte që në fakt i dëshironin. Edhe më vonë gjatë kohës kur ato u organizuan nga ana e KQZ-së kanë qenë jo korrekte. Edhe pse është Ligji mbi zgjedhjet dhe veprat që kryhen prapëseprapë ai ligj nuk po gjen zbatim adekuat.

Vjedhësit janë lejuar dhe dënimet kanë qenë me kusht apo me mjete financiare. Këto dënime nuk kanë ndikuar në disiplinimin e komisionarëve  dhe të anëtarëve të ekipeve zgjedhore në disiplinimin dhe në respektimin e normave juridike. Vjedhjet kryesisht bëhen në kuadër të një partie politike, duke ia marr votat njërit kandidat për tjetrin dhe anasjelltas. Kjo është një dukuri tepër e zhvilluar në Kosovë dhe pa i dënuar edhe subjektet dhe edhe kandidatët e komisionarët  nuk ndalet kjo vepër e shëmtuar. Mbetet që në kuadër të tërë sistemit edhe kjo fushë të pëson ndryshime. Deri atëherë mbetet vjedhja ose nëse vendoset sistemi i numërimit automatik të votave të dhëna nga votuesit. Në të kundërtën nuk do të kemi drejtësi dhe përfaqësim adekuat nëpër ansamble dhe në Kuvendin e Kosovës.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".