Zëdhënësja e MPJ-së ruse: “Kosova s’është shtet, është vrimë e zezë në Evropë”

  • G.G /
  • 28 June 2021 - 10:49
Zëdhënësja e MPJ-së ruse: “Kosova s’është shtet, është vrimë e zezë në Evropë”

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova ka deklaruar se “Kosova nuk është shtet”.

Madje ajo tha se “Kosova është një vrimë e zezë në Evropë, ku lulëzon krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe ku krijohet një atmosferë e urrejtjes dhe tolerancës kombëtare dhe fetare”.

Zaharova në një deklaratë të dhënë për Kurir, tha se sipas saj “10 vite më parë, televizioni CNN shfaqi vazhdimisht reklamën Kosova është një vend i mundësive”.

Zëdhënësja e MPJ-së ruse deklaroi poashtu se projekti perëndimor ‘Kosova dështoi, pavarësisht sipas saj nga paratë të cilat u derdhën në të “.

E njëjta tha poashtu se autoritetet e reja drejtuese të Kosovës të udhëhequra nga kryeministri Albin Kurti po predikojnë ekstremizëm të hapur politik.

“Kosova është bërë një problem për kontinentin evropian”, shtoi ajo.

Zaharova tha se marrëveshjet e Brukselit ishin harmonizuar në vitin 2013 dhe se Beogradi ka përmbushur pjesën e vet të këtyre zgjidhjeve, kurse sipas saj Prishtina refuzoi të sigurojë kushtin kryesor, atë të krijimit të Asociacionit të Komuanve Serbe.

(Kosova Sot Online)