Dy shqiptarë drogojnë dhe përdhunojnë për 3 ditë, vajzën shqiptare

  • E.K /
  • 28 June 2021 - 11:00
 Dy shqiptarë drogojnë dhe përdhunojnë për 3 ditë, vajzën shqiptare

Dy të rinj shqiptarë kanë përdhunuar për 3 ditë një vajzë 19-vjeçare, po shqiptare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të Athinës.

Sipas burimeve të policisë, viktima është një vajzë 19-vjeçare, shqiptare, e cila për tre ditë (nga 23 në 26 qershor) u përdhunua vazhdimisht nga dy bashkatdhetarë të saj, të moshës 20 dhe 21 vjeç.

Sipas burimeve të policisë, vajza në dëshminë e saj tha se u njoh me njërin nga dy të rinjtë përmes Facebook, duke caktuar edhe një vend për t’u takuar të mërkurën e kaluar, një shtëpi në qendër të Athinës, në Kypseli.

Pak më vonë, një tjetër i ri erdhi në shtëpi dhe së bashku ata filluan ta përdhunonin vajzën në mënyrë të përsëritur, madje edhe duke i dhënë asaj – siç i tha ajo policisë – drogë, në mënyrë që t’ u rezistonte orekseve seksuale të tyre.

Të dy të rinjtë e lanë të lirë vajzën pas tri ditësh, pra ditën e shtunë, për t’u larguar më pas për në ‘ishullin e erërave’ në Mykonos. Shqiptarja 19-vjeçare edhe pse shumë e torturuar nga përdhunimi kafshëror i të rinjve, denoncoi menjëherë në polici ata, madje i tregoi policisë edhe foto të njërit prej të rinjve të publikuar në mediat sociale.

Pas denoncimit policia raportoi se:

Dy të rinj me origjinë shqiptare, të moshës 21 dhe 20 vjeç, u arrestuan pasditen e të shtunës në Mykonos, si pjesë e një operacioni të koordinuar nga oficerë policie të Drejtorisë së Sigurisë së Athinës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Mykonos, të akuzuar për përdhunim dhe ndalim të paligjshëm të personit.

Në mëngjesin e së shtunës 26/06, një vajzë 19-vjeçare me origjinë shqiptare, denoncoi Drejtorinë e Sigurisë së Athinës marrjen peng të saj për tre ditë nga 23/06, në një shtëpi në Athinë në zonën e Kypseli dhe përdhunimin nga dy të rinj, të cilët e lanë të lirë këtë mëngjes në portin e Pireut.

Për sa më sipër dhe pas një hetimi që pasoi ngjarjen, të akuzuarit u identifikuan dhe u lokalizuan dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Mykonos dhe Autoritetin Portual të Mykonos, ata u arrestuan në mesditë në ishull.

Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë Publike të Athinës.

(Kosova Sot Online)