Kujtuan se vodhën orën 200 mijë euro në Greqi, hajdutët në ishullin e miliarderëve i gjen belaja

  • E.K /
  • 28 June 2021 - 12:24
 Kujtuan se vodhën orën 200 mijë euro në Greqi, hajdutët në ishullin e miliarderëve i gjen belaja

Një grup hajdutësh profesionistë të orave të shtrenjta kishte udhëtuar që në maj në ishullin grek Mykonos për të gjuajtur miliarderët me qëllim përvetësimin e orendive të shtrenjta, por situata u ka dalë jashtë kontrollit në “goditjen” e fundit duke u detyruar që të paguajnë 7 000 euro për të dalë nga “vallja”.

Mediat greke raportojnë se synimi i radhës i hajdutëve ishte një biznesmenin zvicerjan Daniel F. , i cili ndodhej prej një jave në Mykonos dhe mbante në orë një orë super të shtrenjtë “Richard Mille”.

Me ta parë hajdutët iu vunë pas dhe arritën t’ia merrnin orën, por në fund gjithçka rezultoi një dështim për ta.

Pas kapjes nga policia, biznesmeni deklaroi se ora nuk ishte e vërtetë, por një klon i orës origjinale që ai e kishte dhuratë nga një shok dhe e ruante në shtëpi.

“Ora është klon i orës origjinale dhe prej 5 vitesh punon shumë mirë. Nuk ka një vlerë 200 000 euro si origjinalja, por vetëm 2 mijë euro”, tha ai tek policët.

Pas kapjes, policia i detyroi hajdutët të paguanin një gjobë 5 mijë euro për krimin e kryer dhe 2 mijë euro si dëmshpërblim ndaj biznesmenit.

(Kosova Sot Online)