Bahtiri deklaron katër shtëpi në vlera marramendëse

  • G.G /
  • 28 June 2021 - 14:56
Bahtiri deklaron katër shtëpi në vlera marramendëse

Në kuadër të Agjencisë Kundër Korrupsionit, kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri ka bërë deklarimin e pasurisë së tij.

Agim Bahtiri në deklarimin e pasurisë së paluajtshme ka deklaruar katër shtëpi, të cilat sipas tij janë në pronësi të përbashkët.

Njëra prej shtëpive kap vlerën e 860.000.00 euro, tjetra 200.000.00 euro, një shtëpi 150.000.00 si dhe shtëpia tjetër me 150.000.00 euro.

Bahtiri gjithashtu ka deklaruar edhe tokë bujqësore, të trashëguar nga prindi në vlerë 6.200.000.00 euro.

Tokë bujqësorë tjetër e trashëguar nga prindi në vlerë, 60.000.00 euro.

Agim Bahitiri ka deklaruar se në institucione financiare ka gjithsej 9.500.00 euro para të gatshme.

Sa i përket të hyrave vjetore, Bahtiri ka deklaruar pagën nga Kuvendi Komunal e cila në vit arriti në shumën 17.687.00 euro.

(Kosova Sot Online)