Ish-futbollisti shqiptar aderon në PDK

  • A.P /
  • 28 June 2021 - 16:42
Ish-futbollisti shqiptar aderon në PDK

Ish-lojtari i Evertonit dhe tani lojtari i FC Zürich, Shani Tarashaj ka aderuar zyrtarisht në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Të dielën u mbajtën zgjedhjet në nëndegën e PDK-së në Cyrih.

Në mbledhje u zgjedh kryesia e re e nëndegës së PDK’së në Zürich, ku kryetar i saj është vendosur Shaip Kadriaj. Anëtarët e kryesisë të zgjedhur janë edhe: Korab Haziri, Tush Prenaj, Sejdi Haliti, Bujar Beqiraj, Milazim Thaqi, Gani Mataj.

Përveç kryesisë, dega atje prezantoi edhe aderimin e Shani Tarashajt, ish-reprezentues i Zvicrës.

Tarashaj i cili luan në FC Zürich e që më parë ka luajtur në Bundesligs tek Eintracht Frankfurt dhe për kombëtaren e Zvicrës, është zyrtarisht anëtari më i ri i PDK-së.

(Kosova Sot Online)