Avdiu: “Çohu Enver”: Si të thuash çohu Sllobodan

  • A.P /
  • 28 June 2021 - 21:25
Avdiu: “Çohu Enver”: Si të thuash çohu Sllobodan

Aktivistja Zana Avdiu ka folur për vrasjen e katërfishtë që ndodhi para dy ditësh në Velipojë të Shqipërisë.

Avdiu ka thënë se reagimet e kosovarëve lidhur me këtë rast nuk ishin me vend, pasi sipas saj u bën shumë linqime e u përdorë gjuhë e urrejtes për shqiptarët atje.

“Reagimi im nuk ka qenë kundër meidave që kanë raportuar, reagimi im ka pasë të bëj më reagimet e qytetarëve të Kosovës. Menjëherë filluan me linqime, bërbuzje, gjuhë të urrejtjes, kërkesë për mos me shku në Shqipëri. Më e rënda ishte ‘Çohu Enver’, çka nëse çohet Enveri, çka do të bëj Enveri”, ka thënë Avdiu.

Tutje ajo tha se shqiptarët atje na kanë ndihmuar në vitin 1999 duke na strehuar në shtëpitë e tyre, dhe sipas saj tani është momenti që edhe kosovarët t’i përkrahin duke shkuar në pushime masivisht në bregdetin shqiptar.

“Kush po e thotë këtë, ne që në 1999 kemi shku te ata njerëz dhe na kanë lëshu shtëpitë e tyre. Si me thanë çohu Sollobodan kthehu të kosovarët. Ne jemi një, jemi një komb, nuk guxojmë me përdor atë gjuhë të urrejtjes. Ne duhet masivisht me shku në Shqipëri me ju dhënë përkrahje. Kurrgjë nëse nuk ofron Shqipëria, mjafton bukurinë që e ka”, ka thënë Avdiu.

(Kosova Sot Online)