Rreth 500 kilogramë kokainë gjenden në detin e këtij shteti

  • E.K /
  • 29 June 2021 - 09:08
 Rreth 500 kilogramë kokainë gjenden në detin e këtij shteti

Roja bregdetare e Algjerisë ka sekuestruar gati gjysmë toni kokainë, pasi peshkatarët i njoftuan autoritetet për objekte të dyshimta që po qëndronin mbi ujë afër bregdetit veriperëndimor.

Roja bregdetare gjeti 490 kilogramë kokainë të ndarë në 442 pako. Sasia e konsiderueshme e drogës u gjet të shtunën në mbrëmje, u tha të hënën në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes. Autoritetet kanë nisur një hetim për këtë rast.

Kjo sasi e drogës është më e madhja që është gjetur në shtetin e Afrikës Veriore që nga viti 2018, kur autoritetet gjetën 700 kilogramë kokainë në një anije që po transportonte mish nga Brazili, shkruan The Guardian.

Zyra Kundër Drogës tha të premten të mbi 25 tonë kanabis janë konfiskuar vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti.

(Kosova Sot Online)