Palestinezi kapet në lagjen “Ulpiana” me gjësende të vjedhura, arrestohet nga policia

  • E.K /
  • 29 June 2021 - 10:27
 Palestinezi kapet në lagjen “Ulpiana” me gjësende të vjedhura, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një shtetas palestinez pasi që të njëjtit gjatë kontrollit i janë gjendur gjësende të vjedhura.

Fillimisht sipas policisë për të njëjtin qytetarët kanë njoftuar se po shfaq agresivitet.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë.

“Lagjja Ulpiana, Prishtinë 27.06.2021 ─ 19:10.  Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas palestinez pasi që është raportuar nga qytetarët se i njëjti shfaq agresivitet. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur gjësende të vjedhura të cilat në konsultim me prokurorin iu janë kthyer palëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)