“A po hyn në automjet apo po të marr”, ngacmohet derisa po kthehej nga shkolla e mitura në Malishevë

  • E.K /
  • 29 June 2021 - 10:46
 “A po hyn në automjet apo po të marr”, ngacmohet derisa po kthehej nga shkolla e mitura në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të ngacmimit në Malishevë.

Sipas policisë e mitura kosovare derisa ishte duke u kthyet nga shkolla në shtëpi, është ngacmuar nga një i panjohur me fjalët “Apo hyn në automjet apo po të marr”.

Policia më pas e ka arrestuar të dyshuarin mashkull dhe me vendim të prokurorit e ka ndaluar për 48 orë.

“    Malishevë 18.06.2021 ─ 15:40. Viktima femër e mitur kosovare ka raportuar se deri sa kishte qenë duke u kthyer në shtëpi nga shkolla  një person i panjohur e kishte ngadalësuar automjetin e tij duke i thënë se a po hyn në automjet apo po të marr. Pas hetimeve te zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)