A po shkon drejt përfundimit pandemia COVID-19?

  • E.K /
  • 29 June 2021 - 10:54
 A po shkon drejt përfundimit pandemia COVID-19?

Për sa i përket shumicës së amerikanëve, pandemia ka mbaruar.

Jeta duket se po kthehet në normalitet. Njerëzit nuk po mbajnë më maska, dhe restorantet janë tejmbushur. Gjithashtu ambientet e jashtme dhe të brendshme për ngjarje sportive kanë rritur numrin e tifozëve.

Qëllimi i presidentit Biden ishte vaksinimi i 70% të popullsisë deri në Ditën e Pavarësisë, por kjo gjë mesa duket nuk do të realizohet. Shkalla e vaksinimit është në rënie. Në shtetet ku fushata e vaksinimit është e ngadaltë dhe varanti Delta po përhapet, numri i rasteve ka shënuar rritje.

Rreth 10 për qind e të gjithë amerikanëve, ose rreth 33 milionë, janë infektuar me COVID-19 deri më tani. Më shumë se 600,000 kanë vdekur. Sigurisht, trajektorja e pandemisë po shkon në drejtimin e duhur . Por globalisht pamja është shumë e zymtë.

Midis 29 aleatëve të NATO-s, të gjithëve përveç katër vendeve ishin në nivelin tre të hapjes, që do të thotë se udhëtimet nuk janë të rekomandueshme për shkak të variantit Delta. Katër vende të NATO-s ndodhen tani në Nivelin e katërt, duke mos rekomanduar udhëtimet.

Këto përfshijnë tre shtetet Baltike: Estonia, Letonia dhe Lituania, si dhe Belgjika, ku ndodhen selitë e NATO-s. Në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri Boris Johnson ka shtyrë rihapjen e vendit për shkak të variantit Delta, transmeton abcnews.

Sipas Johns Hopkins, deri më tani numri i viktimave globalisht për shkak të COVID është 3.8 milion, me më shumë viktima në gjashtë muajt e parë të 2021 sesa në të gjithë vitin 2020. Dhe shkalla e infeksionit në shumë pjesë të botës është ende në rritje. Edhe pse SHBA kërkon një test negativ PCR ose test që tregon se janë rikuperuar nga Covid, mbajtja në kontroll e virusit është e pamundur.

Sigurisht nuk është e arsyeshme të mendojmë se SHBA-ja do të izolohet nga pjesa tjetër e botës por nëse vendi nuk merr masat paraprake atëherë virusi do të përhapet edhe më shumë. Një nga mënyrat për të parandaluar virusin sigurisht është vaksinimi i 70% të të gjithë popullsisë.

Duke pasur parasysh rezistencën ndaj vaksinimeve në mesin e shumë amerikanëve dhe sfidat në vaksinimin e të rinjve, imuniteti i tufës mbetet një aspiratë.

Pra, për një moment, mendoni sikur një valë tjetër e Covid të prekë vendet këtë vjeshtë. Cilat janë pasojat e mundshme?

Sigurisht do të vendoseshin në fuqi shumë nga masat që u hoqën si: mbajtja e maskës, distancimi social dhe ndalimi i tubimeve të mëdha. Nëse shkollat ​​do të qëndronin të hapura, kjo do të varej nga fakti se sa ngjitës janë variantet.

A do të ishim në të njëjtat kushte si vitin e kaluar, kur pjesa më e madhe e vendeve ishin në karantinë?

Një nga çështjet që duhet diskutuar është çështja e parave. Qeveria amerikane tashmë ka alokuar rreth 6 trilion dollarë për shpenzimet në vend.

Duke pasur parasysh faturën e propozuar të infrastrukturës që kërkon rreth një trilion dollarë të tjerë dhe qëllimin e presidentit për ta nënshkruar atë me një paketë shtesë që mund të arrijë në disa trilionë dollarë më shumë, a po rrezikon SHBA-ja falimentimin pasi borxhi kombëtar rritet mbi 150 për qind PBB ?

T’i japësh fund një krizë nuk do të thotë të bësh përgatitje për një krizë tjetër.

(Kosova Sot Online)