Shqipëria fillon vaksinimin e personave mbi 18 vjeç

  • G.G /
  • 29 June 2021 - 12:41
Shqipëria fillon vaksinimin e personave mbi 18 vjeç

Derisa Shqipëria ka filluar me vaksinimin e personave mbi 18 vjeç, Kosova ende nuk ka arritur t’i vaksinojë të gjithë personat mbi 65 vjeç, e ata me sëmundje kronike.

Nga sot, të gjithë personat mbi 18 vjeç do të kenë mundësinë që të vaksinohen kundër COVID-19 në Shqipëri.

Për këtë, me fillimin e vaksinimit masiv në këtë shtet, persona mbi 18-vjeç kanë pritur në radhë në sheshin “Skënderbej” për t’u vaksinuar.

Procesi i vaksinimit në Shqipëri po shkon shumë më shpejt se në shtete tjera të rajonit.

Mbi 930 mijë persona kanë arritur të vaksinohen deri tani në këtë shtet.

Por për dallim nga Shqipëria, Kosova po vazhdon të ketë të vaksinuar vetëm rreth 9 për qind të popullsisë.

Vendi po vazhdon të vaksinojë personat mbi 65 vjeç e ata me sëmundje kronike.

Ndërsa, në mungesë të vaksinave, shumë qytetarë ditë më parë janë kthyer prapa nga qendrat e vaksinimit.

Deri tani në Kosovë kanë arritur të vaksinohen 160 mijë e 410 qytetarë.

Ndërsa, ndonëse nga 15 qershori ka filluar realizimi i Planit për Vaksinim Masiv, numër i vogël i qytetarëve kanë arritur të vaksinohen. Vetëm dje Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 1 mijë e 365 persona.

(Kosova Sot Online)