Bashkimi Evropian ndihmon Norvegjinë për transportin e vaksinave drejt Kosovës

  • G.G /
  • 29 June 2021 - 12:59
Bashkimi Evropian ndihmon Norvegjinë për transportin e vaksinave drejt Kosovës

Bashkimi Evropian ka vendosur ta ndihmojë Norvegjinë për shpërndarjen e mbi 180 mijë dozave të vaksinave Anti-COVID të AstraZenecas në Kosovë.

Kosova ka kërkuar ndihmë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian për transportimin e mbi 180 mijë vaksinave që Norvegjia i ka ndarë për vendin.

Kërkesës i është përgjigjur pozitivisht Bashkimi Evropian i cili do të koordinoj dhe financoj deri në 75% të kostove për transportin e vaksinave.

Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič, ka deklaruar se BE është e përkushtuar që të ndihmojë në ndarjen e vaksinave, derisa ka falënderuar Norvegjinë për ndihmë që i ka bërë Kosovës.

 “Pandemia COVID-19 ka prekur të gjithë ne. BE është e përkushtuar të ndihmojë ndarjen e vaksinave globalisht – ne mund ta mposhtim pandeminë vetëm nëse veprojmë së bashku. Falënderoj Norvegjinë për ofertën e saj bujare për Kosovën. Qendra jonë e Koordinimit të Reagimit Emergjent është e gatshme të ndihmojë në lehtësimin e ndarjes së mëtejshme të vaksinave”, ka thënë ai.

Që nga fillimi i pandemisë, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE ka koordinuar dhe bashkë-financuar shpërndarjen e 140,000 maska ​​dhe sende të tjera mbrojtëse personale, si dhe dezinfektues, gjeneratorë oksigjeni dhe teste antigene në Kosovë nga Sllovenia, Çekia dhe Franca.

(Kosova Sot Online)