Xhavit Haliti thotë se AKK’ja ia ngatërroi pasurinë me atë të Xhavit Ukës

  • E.K /
  • 29 June 2021 - 13:18
 Xhavit Haliti thotë se AKK’ja ia ngatërroi pasurinë me atë të Xhavit Ukës

Deputeti nga radhët e PDK’së, Xhavit Haliti ka reaguar pas deklarimit të pasurisë nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Ai ka thënë se të dhënat e përbashkëta familjare të tij janë ngatërruar me ato të ish-deputetit Xhavit Uka.

Haliti në AKK ka deklaruar tokë pyjore me vlerë 20 mijë euro, tokë bujqësore të përbashkët me vlerë 400 mijë euro, shtëpi familjare të përbashkët me vlerë 200 mijë euro, shtëpi familjare të përbashkët po ashtu me vlerë 200 mijë euro dhe një banesë me vlerë 200 mijë euro.

Haliti ka deklaruar një automjet Land Rover të vitit 1997 me vlerë 5 mijë eruo, stoli ari në vlerë 10 mijë euro dhe stoli ari në vlerë 15 mijë euro të bashkëshortes.

Reagimi i Halitit:

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Dje disa media kanë raportuar pasaktësisht për pasurinë e përbashkët familjare të raportuar në Agjencinë kundër Korrupsion.

E vërteta është se nuk kam as objekte afariste e as nëntë vetura.

Të dhënat e pasurisë së përbashkët familjare, i kanë ngatërruar me të dhënat e ish-deputetit Xhavit Ukaj. (Shih linkun: https://k-ks.org/…/decl…/2020/Kuvendi/Xhavit%20Uka11.pdf).

Kurse të dhënat e pasurisë së përbashkët familjare të raportuara nga unë më 20.04.2021 në Agjencisë kundër Korrupsion, mund t’i gjeni në këtë link: https://akk-ks.org/…/Kuvendi%20i…/Xhavit%20Haliti.pdf

Vlerësoj se ky lajm është sponsorizuar si çdo herë tjetër në prag të Konventës së PDK-së, me qëllim të zbehjes së imazhit tim dhe të PDK-së, gjithashtu.

Për këtë rast, do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të zbardhur të vërtetën, duke i paditur të gjithë ata që shpifin kundër meje për qëllime të caktuara.

(Kosova Sot Online)