Ish-pushtetarët hajna, po i frikësohen fillimit të çkapjes së shtetit nga krimi

Ish-pushtetarët hajna, po i frikësohen fillimit të çkapjes së shtetit nga krimi
Ish-pushtetarët hajna, po i frikësohen fillimit të çkapjes së shtetit nga krimi

Arsim Haziri

  • 29 June 2021 - 07:38

Shkruan: ANALISTI - Arsim Haziri

Qeveria Kurti pikërisht pse ka filluar me e shkapë shtetin, është duke u kritikuar ashpër e pa ndonjë argument nga disa parti opozitare, sa nuk janë duke kursyer asgjë, madje për më keq pjesë të kësaj fushate të shkrupullt janë edhe disa media për të cilat opinion tashmë është në dijeni. Ata po e bëjnë këtë sepse I frikësohen çkapjes së shtetit nga krimi dhe fillimit të funksionimit të drejtësisë pa dallim dhe për të gjithë në mënyrë të drejtë e pa diskriminim.

 Sfera publike mjerisht ka qenë e mbyllur për funksionalitet të rregullt dhe një fenomen i tillë natyrisht se ka prodhuar rrethana të rënda që më shumë se shoqëria askush nuk ka pësuar, dhe që është shndërruar në armik të patejkalueshëm. Ardhja e qeverisë së re konsideroj se mbështetet apo ka për fokus  dy parametra; ndëshkimin e klasës së vjetër e cila mbanë vulën për degradimin në masë të hapësirës publike, ku në masë aty atakohet gjithsecili, si dhe në bashkërendim me këtë edhe logaridhënien e tyre për të gjitha të metat që ia kanë instaluar vendit, duke e bërë vendin të papërspektivë dhe të pajetueshëm, kësisoji i kanë hapur rrugë migrimit masiv, sic edhe gjithnjë e më shumë është prezent.

Tashmë, mirë që veprimet e Qeverisë Kurti kanë filluar me u konkretizu, mirë që institucionet publike kanë filluar me u cliru prej klientelizmit dhe zhvatjet, si dhe mirë proceset konstruktive kanë filluar me marrë hapë më shumë. Kjo është diçka positive dhe që hapësirën publike gradualisht ka fillu me ua kthy qytetarëve, dhe përfundimisht për t’ia kthyer pronësinë atij, duke e rritur nivelin e funksionimit të demokracisë dhe të sundimit të ligjit në interest ë qytetarit dhe jo në interest ë mafioologarkëve dhe lidhjeve të politikës kriminale  me krimin e organizuar. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".