166 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 30 June 2021 - 09:02
 166 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste pozitive me koronavirus nga 1933 mostra të testuara.

Gjithashtu janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.325, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 166.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.975 doza të vaksinën kundër COVID-19, e që nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 170.098 doza të vaksinës.

(Kosova Sot Online)