Pamje nga aksioni i Policisë te Ministria e Bujqësisë

  • E.K /
  • 30 June 2021 - 10:26
 Pamje nga aksioni i Policisë te Ministria e Bujqësisë

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë, janë duke zhvilluar një aksion nëpër disa qytete të Kosovës.

Një prej lokacioneve ku po zhvillohet aksioni është edhe Ministria e Bujqësisë, përkatësisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë.

Media mëson se pritet arrestimi i 23 personave në qytete të ndryshme të Kosovës, ku tetë prej tyre janë zyrtarë të Agjencionit të Zhvillimit për Bujqësi.

Aksioni po zhvillohet nën dyshimet për marrje ryshfeti në ndarje të subvencioneve.

(Kosova Sot Online)