Glauk Konjufca ironizon me deputetët: Siç duket paska qenë një seancë tjetër në bufe

  • E.K /
  • 30 June 2021 - 12:24
 Glauk Konjufca ironizon me deputetët: Siç duket paska qenë një seancë tjetër në bufe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ironizuar me deputetët që nuk kanë qëndruar në sallën plenare që është duke u mbajtur sot, por që kanë qëndruar në bufenë e Kuvendit.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të kthehen në seancën e Kuvendit për të votuar Rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës.

Pasi që deputetët filluan të kthehen në seancë ai u shprehë me ironi.

“Siç duket paska qenë një seancë tjetër në bufe qysh po e shoh. Na tu mëndu që ne jemi tu e mbajt seancën”, tha Konjufca.

Konjufca kërkoi nga administrata të tregoj nurin e deputetëve në sallë.

“Na tregoni sa është numri apo e keni problem tash m’i numërua kaq shumë. E keni befasuar administratën me këtë kthim”, tha ai.

(Kosova Sot Online)