Mbi 154 mijë raste të reja me COVID-19 në botë

  • A.P /
  • 30 June 2021 - 16:45
Mbi 154 mijë raste të reja me COVID-19 në botë

Numër i madh i të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19 po vazhdon të regjistrohet në shtete të ndryshme. Ndonëse tashmë një kohë ka filluar vaksinimi kundër këtij virusi, pandemia nuk ka përfunduar ende.

Mbi 154 mijë raste të reja të infektuara me COVID-19 janë regjistruar në botë në 24 orët e fundit.

Kështu së paku është bërë e ditur nga faqja e statistikave worldometers.inf.

Sipas kësaj faqe, në 24 orët e fundit janë regjistruar 154 mijë e 258 raste të reja të infektuara.

Ndërsa gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 2 mijë e 795 raste të reja të infektuara.

Numri i të infektuarve me koronavirus në botë ka shkuar në mbi 182 milionë.

Ndërsa, 3 milion e 956 mijë e 503 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Mbi 167 milion persona janë shëruar nga ky virus.

(Kosova Sot Online)