Sherr me thika e shishe, plagoset një person

  • A.P /
  • 30 June 2021 - 21:48
Sherr me thika e shishe, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Pogradec. Dy persona në gjendje të dehur janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Më pas sherri ka agravuar në përdorimin e mjeteve sendeve të forta thika e shishe birre, ku njëri prej tyre V. D., 30 vjeç ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital. Sakaq, autori A. D është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 30.06.2021, rreth orës 20:05, në Spitalin e Pogradecit ka shkuar shtetasi V. D., 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit në lagjen nr. 4, Pogradec, me shtetasin A. D.

Autori i dyshuar, ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasi V. D., po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


(Kosova Sot Online)