Arrestohet për përdhunim i riu shqiptar, abuzoi tërë natën me turisten gjermane

  • E.K /
  • 01 July 2021 - 10:35
 Arrestohet për përdhunim i riu shqiptar, abuzoi tërë natën me turisten gjermane

Një shqiptar 27 vjeç u arrestua në Greqi për dyshimin se kishte ndjekur një turiste gjermane 27-vjeçare në plazh dhe e kishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur.

“E pashpjegueshme është rritja e shpejtë e rasteve të përdhunimeve që po shohin vazhdimisht dritën e diellit ditët e fundit, – shkruajnë mediat greke.  – Incidenti më i ri ndodhi në ishullin Kos, ku sipas ankesës së një turisteje gjermane 27-vjeçare tek autoritetet greke, në orët e para të së hënës së kaluar, vajza që po argëtohej në një lokal në ishull, u takua me një shqiptar bashkëmoshatar me të cilin bisedoi.

Por kur vajza u largua nga lokali dhe filloi të ecte për t’u kthyer në hotelin e saj, 27-vjeçari shqiptar e ndoqi, e ndaloi dhe e çoi në një plazh ku e përdhunoi vazhdimisht deri në mëngjes. 

Vajza në gjendje të mjerueshme e denoncoi ngjarjen në Polici, autori u gjet dhe u arrestua, ndërsa viktima e identifikoi atë.

Për të arrestuarin u formua një dosje për çështjen, me të cilën ai u dërgua para autoriteteve të prokurorisë.

(Kosova Sot Online)