Takimi mes Vjosa Osmanit e Jens Stoltenbergut do të zhvillohet në këtë orë

  • E.K /
  • 01 July 2021 - 10:43
 Takimi mes  Vjosa Osmanit e Jens Stoltenbergut do të zhvillohet në këtë orë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të takohet sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Taikimi do të zhvillohet nga ora 14:30, në Presidencë.

“Në orën 14:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.

Sekretari i aleancës veri-atlantike do t’i takojë edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë.

Po ashtu, ai do të ketë takime bilaterale edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq.

(Kosova Sot Online)