Gruaja nga Klina qëllohet me pushkë nga nipi

  • E.K /
  • 01 July 2021 - 10:47
 Gruaja nga Klina qëllohet me pushkë nga nipi

Një grua nga Klina është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare, pasi është qëlluar me pushkë ajrore nga nipi i saj.

Rasti ka ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës, mesditën e së mërkurës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur nga pakujdesia, ndërkaq pas intervistimit,  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Grabanicë, Klinë 30.06.2021 – 12:00. Viktima femër  kosovare është duke u trajtuar në QKUK, pasi që e njëjta nga i dyshuari mashkull  kosovar (nipi i tyre) nga pakujdesia është qëlluar me pushkë  ajrore. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)