Jens Stoltenberg në Kosovë, pasdite takohet me Albin Kurtin

  • E.K /
  • 01 July 2021 - 11:23
Jens Stoltenberg në Kosovë, pasdite takohet me Albin Kurtin

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot në ndërtesën e Qeverisë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit për media.

Takimi do të mbahet në orën 15 e 10 minuta.

“Kryeministri Albin Kurti pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)