30 pacientë të hospitalizuar me koronavirus në Kosovë, 3 në gjendje të rëndë

  • E.K /
  • 01 July 2021 - 13:00
 30 pacientë të hospitalizuar me koronavirus në Kosovë, 3 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të QKUK’së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 84 pacientë.

Sipas SHSKUK’së, 30 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 3 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

65 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

SHSKUK, COVID-19: 84 pacientë në trajtim

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 84 pacientë, sipas raportit të punës për datën 1 korrik 2021.

Prej tyre,

Nga ta, 30 janë të konfirmuar pozitivë, 3 janë në gjendje të rëndë dhe 65 janë me oksigjeno- terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 63 pacientë:

12 të konfirmuar me COVID-19

54 me oksigjeno-terapi

3 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 12 pacientë, 3 në gjendje të rëndë + 21 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 21 pacientë

18 të konfirmuar pozitivë

11 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjilanit, 14 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

(Kosova Sot Online)