Edhe gastronomët mund të aplikojnë për vaksinim në Kosovë

  • E.K /
  • 01 July 2021 - 15:38
 Edhe gastronomët mund të aplikojnë për vaksinim në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se caktimi i terminit për marrjen e vaksinës kundër COVID-19 nga sot do të jetë i mundur edhe për zyrtarët publikë, zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit, zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Navigimit Ajror, zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë, gazetarët dhe gastronomët.

Sipas MSH’së, online mund të aplikojnë edhe qytetarët mbi 55 vjeç e ata me sëmundje kronike.

Njoftimi i plotë:

Caktimi i terminit  për marrje të vaksinës kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) nga sot është i mundur edhe për:

Zyrtarët publikë-dëshmia përmes ID;

Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit –dëshmia me ID;

Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror-Dëshmia me ID;

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”-dëshmia me ID;

Zyrtarët doganorë-dëshmia me ID;

Gazetarët-dëshmia që i përkasin kësaj kategorie;

Gastronomia-dëshmi kontrata e punës

Ndërkohë, vazhdon caktimi i termineve edhe për kategoritë që më herët janë përfshirë në vaksinim kundër COVID-19 si:

Qytetarët mbi moshën 55 vjeçare;

Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe;

Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit;

Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.

(Kosova Sot Online)