Kurti thotë se Avdullah Hoti është dashur të dërgohet në Kushtetuese për Marrëveshjen e Uashingtonit

  • A.P /
  • 01 July 2021 - 21:38
Kurti thotë se Avdullah Hoti është dashur të dërgohet në Kushtetuese për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se përveç pikës së fundit në Marrëveshjen e Uashingtonit, nuk pretendon të implementojë pikat tjera. Ai madje thotë se një pikë në Marrëveshjen e Uashingtonit bie në desh me Kushtetutën e Kosovës.

Kurti po ashtu ka lënë të kuptohet se ish-kryeministri, Avdullah Hoti, është dashur të përballet me Gjykatën Kushtetuese për këtë Marrëveshje.

“Së pari aty e keni parë që mungon nënshkrimi i ish-Presidentit amerikan. Është nënshkrimi i ish-kryeministrit tonë. Këto janë të detaje shumë të rëndësishme. Pra, është çështje e çuditshme ai tekst. Pika e fundit është e pranueshme, njohja e Izraeli është dicka e cila ka ndodhur dhe është e mirë. Por pikat tjera janë të diskutueshme. Ka edhe pika problematike. Madje një pikë aty është moratoriumi që Kosova nuk mund të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Kjo është kundër Kushtetutës tonë. Por kryeministrit të kaluar nuk i erdhi radha që të përballet në Kushtetuese edhe me këtë pikë pasi doli se me daten 3 qershor ai nuk ishte zgjedhur”, tha ai

“Pse e para u zbatua pika e fundit. nuk po them që marr me pincetë aty. Por një kryeministër që doli jo vetëm jolegjitim por edhe jokushtetues. Por nuk mund të marr një pranim të verbër. Mendoj se edhe Amerika nuk na dëshiron të dobët. Populli amerikan nuk i do servilet. Ata i duan patriotet. Mendoj se ka pasur keqkuptime në marrëdhëniet tona. Edhe në rastin e Izraelit. Pse i kanë SHBA dhe Izraeli marrëdhëniet e mira. Pasi ata janë patriotë. Këta që kanë menduar se me dëgjueshmëri të plotë dhe servilitet arrijnë dicka atëherë e kanë ditur se kanë afatin e skaduar”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)