Krokodili futet në vendbanim dhe tmerron banorët, qeni ik i habitur

  • E.K /
  • 02 July 2021 - 08:59
Krokodili futet në vendbanim dhe tmerron banorët, qeni ik i habitur

Banorët e një fshati të rajonit jugor indian, Karnataka, u tmerruan kur panë një krokodil të madh duke ecur rrugëve.

Besohet se kafsha e rrezikshme erdhi në fshat nga një lumë që ndodhet afër vendbanimit, shkruan BBC.

Zyrtarët për botën e egër më vonë e zunë krodolin dhe e kthyen në lumë.

Në videon e publikuar nga BBC shihet se si një qen për pak çaste i afrohet kafshës së rrezikshme, por largohet menjëherë i frikësuar.

(Kosova Sot Online)