Babai i vendos helm minjsh në akullore, vdes fëmija

  • E.K /
  • 02 July 2021 - 10:19
 Babai i vendos helm minjsh në akullore, vdes fëmija

Një burrë në Mumbai është akuzuar se ka vënë helm minjsh në akulloret të cilat ua dha fëmijëve të tij, me ç’rast ka vrarë njërin dhe ka lënë dy seriozisht të sëmurë.

Gruaja e tij e lajmëroi policinë se fëmijët e saj kanë marrë helm aksidentalisht. Ajo akuzoi bashkëshortin e saj, pasi njëri nga ta vdiq.

Policia në Indi thonë se 27 vjeçari, Ali Naushad Ansari, pati një zënkë me gruan e tij dhe se më pas ai i nxori fëmijët e tij për akullore dhe i helmoi me helm minjsh, për ta “inatosur” atë.

6-vjeçari i çiftit vdiq në spitalin e Sionit, i drejtuar nga qeveria, në lagjen periferike të Mumbait, Mankhurd.

Policia regjistroi një rast të vrasjes dhe dy raste të tentim-vrasjes kundër Ansarit. Mediet lokale raportojnë se ai ishte punëtor dite dhe jetonte në Sathe Nagar, shkruan Independent.

Autoritetet besojnë se gruaja e tij fillimisht e ka gënjyer policinë në përpjekje për ta mbrojtur bashkëshortin, sepse fillimisht tha se fëmijët aksidentalisht e kishin konsumuar helmin, por të martën e akuzoi burrin për helmimin e tyre.

Në deklaratën e dhënë në polici, zonja Begum tha se çifti shpesh kishte zënka rreth parave. Më 25 qershor, ajo ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar te motra.

(Kosova Sot Online)