Ramajli: Delegatët e 2 Korrikut ishin të vendosur për liri dhe pavarësi

  • E.K /
  • 02 July 2021 - 11:43
 Ramajli: Delegatët e 2 Korrikut ishin të vendosur për liri dhe pavarësi

Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancë solemne për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.

Me këtë rast, ish-kryetari i Kuvendit, nënshkrues i deklaratës së 2 Korrikut të vitit 1990, Iljaz Ramajli ka kujtuar përpjekjet e atij brezi për liri dhe pavarësi.

Ai tha se ngjarjet e mëvonshme që kanë ndodhur në Kosovë dhe ish-Jugosllavi kanë dëshmuar se delegatët e 2 korrikut dhe 7 shtatorit kishin të drejtë.

“Përkundër mbylljes së dyerve të Kuvendit delegatët duke qenë të vendosur për të dërguar përpara këtë detyrim, para dyerve e mbajtën mbledhjen. Shpalljes së deklaratës së 2 Korrikut i kishte paraprirë faktori shqiptar, qëndrimet e partive politike. Sot këtu nuk janë prezent të gjithë gratë dhe burrat që morën pjesë me 2 Korrik, në mesin e të gjallëve është edhe kryesuesi i mbledhjes Bujar Gjurgjialo”, tha ai.

Përmes një video, është kujtuar edhe Gazmend Zajmi, i cili ishte përkujdesur për aspektin juridik e Kushtetues të Deklaratës së 2 Korrikut.

(Kosova Sot Online)