Në Kuvend vendoset një pllakë në përkujtim të Deklaratës së 2 Korrikut

  • E.K /
  • 02 July 2021 - 12:06
 Në Kuvend vendoset një pllakë në përkujtim të Deklaratës së 2 Korrikut

Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancë solemne për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.

Me këtë rast, pas seancës në objektin e Kuvendit është shpalosur edhe një pllakë në përkujtim të kësaj dite.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se këtë pllakat po e vendosin në nderim të të gjithë atyre që ishin nënshkrues të deklaratës.

“Këtu, më 2 korrik 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, në përfaqësim të vullnetit të popullit, miratuan Deklaratën Kushtetuese dhe e shpallën Kosovën Republikë”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Ndërsa, ish-kryetari i Kuvendit, nënshkrues i deklaratës së 2 Korrikut të vitit 1990, Iljaz Ramajli ka kujtuar përpjekjet e atij brezi për liri dhe pavarësi.

Ai ka thënë se ngjarjet e mëvonshme që kanë ndodhur në Kosovë dhe ish-Jugosllavi kanë dëshmuar se delegatët e 2 korrikut dhe 7 shtatorit kishin të drejtë.

(Kosova Sot Online)