Bënë shaka në Tik-Tok me varrezat dhe arkivolet, pushohen nga puna dy punonjës të bashkisë

  • E.K /
  • 02 July 2021 - 14:45
Bënë shaka në Tik-Tok me varrezat dhe arkivolet, pushohen nga puna dy punonjës të bashkisë

Tre punonjës të bashkisë janë pezulluar nga puna pasi publikuan video të papërshtatshme në Tik-Tok të filmuar në një varrezë.

Këshilli i qytetit Derby tha se ishin “jashtëzakonisht të zhgënjyer” nga videot e filmuara në varrezat e Nottingham Road.

Videot të para mijëra herë, tregonin dy burra të cilët kërcenin ndërsa mbanin në duar arkivole dhe bënin shaka me një varr të hapur.

Në një nga klipet, një burrë mund të dëgjohet teksa këndon me shaka në një varr dhe në një video tjetër dy burra duke kërcyer, ndërsa mbajnë në shpatulla një arkivol.

Zëdhënësi i këshillit tha:

Duke parë videot, ne ishim jashtëzakonisht të zhgënjyer kur identifikuam tre anëtarët e stafit tonë.

Ne kemi vepruar me shpejtësi dhe i kemi pezulluar ata menjëherë.

Ne nuk e falim këtë sjellje dhe na vjen keq për ofendimin e shkaktuar me këto video

(Kosova Sot Online)