9 mijë e 565 persona vaksinohen në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 02 July 2021 - 15:29
 9 mijë e 565 persona vaksinohen në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 9 mijë e 565 persona kundër COVID-19.

Ndërsa, deri tani në vend janë dhënë 196 mijë e 829 vaksina.

47 mijë e 141 persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.565 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 196.829 doza të vaksinës. Deri më sot 47.141 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është  thënë nga MSH.

Me furnizimin e vendit me dozat e para të vaksinave Anti-COVID nga marrëveshja e nënshkruajtur me Pfizer, është parë një numër më i madh i të vaksinuarve në vend në krahasim me javët e kaluara.

Kjo pasi, në mungesë të vaksinave, ka pasur raste kur janë ndalur thirrjet e qytetarëve për vaksinim.

(Kosova Sot Online)