Deputetët e Kuvendit vizitojnë Klinikën e Psikiatrisë

  • A.P /
  • 02 July 2021 - 16:30
Deputetët e Kuvendit vizitojnë Klinikën e Psikiatrisë

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi kanë vizituar sot Klinikën e Psikiatrisë dhe Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, bashkë me profesionistë shëndetësorë nga Klinika e Psikiatrisë dhe Instituti i Psikiatrisë Forenzike, kanë pritur në takim ata.

Sipas SHSKUK’së, gjatë takimit është diskutuar në lidhje me zbatimin e Ligjit 05/L-025 për Shëndetin Mendor, sukseset dhe sfidat në trajtimin e pacientëve.

Njoftimi i plotë:

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi vizituan Klinikën e Psikiatrisë dhe Institutin e Psikiatrisë Forenzike

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, bashkë me profesionistë shëndetësorë nga Klinika e Psikiatrisë dhe Instituti i Psikiatrisë Forenzike, ka pritur në takim  anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Gjatë takimit është diskutuar në lidhje me zbatimin e Ligjit 05/L-025 për Shëndetin Mendor, sukseset dhe sfidat në trajtimin e pacientëve.

Drejtori Krasniqi i njoftoi anëtarët e Komisonit, lidhur me punën që zhvillohet në Klinikën e  Psikiatrisë dhe Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Ai foli për sfidat me të cilat ballafqohen institucionet që menaxhohen nga ShSKUK, që merren me shëndetin mendor.

Gjatë takimit  me mjekë dhe profesionistë të fushës së shëndetit mendor në këto dy institucione, anëtarët e Komisonit, u njoftuan për punën që bëhet, sfidat dhe nevojat për plotësim-ndryshim të legjislacionit.

(Kosova Sot Online)