SHBA po tërheq trupat e fundit nga ky shtet

  • A.P /
  • 02 July 2021 - 23:19
SHBA po tërheq trupat e fundit nga ky shtet

Mbyllja e kampeve në Afganistan po shihet si mundësi e mirë për plaçkitësit. Ata nuk hezituan t’ia mësyjnë edhe bazës ajrore amerikane në Bagram për të vjedhur gjësendet e mbetura por që u arrestuan nga forcat afgane.

Amerikanët pa paralajmërim tërhoqën ushtarët  e tyre  gjatë natës dhe kjo u pa mundësi e mirë për plaçkitësit të cilët shkatërruan disa ndërtesa përpara se të arrestoheshin nga forcat afgane.

Largimi trupave u bë pas  gati 20 vjetësh qëndrimi në epiqendrës e luftës së saj për të dëbuar talibanët dhe për të ndjekur autorët e al-Kaidës që kryen sulmet terroriste të 11 shtatorit në New York.

Megjithatë fusha ajrore iu dorëzua Forcës së Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare Afgane në tërësinë e saj, me kusht të heshtjes pasi nuk ishin të autorizuar të lëshonin informacionin në media.

Tërheqja nga Bagram Airfield e 2.500 – 3.500 trupave amerikane u bë muaj përpara premtimit të Presidentit Joe Biden se ata do të largoheshin më 11 shtator.

Edhe shumica e ushtarëve të NATO-s tashmë kanë dalë në heshtje që nga kjo javë.

Megjithatë ushtarët turq dhe amerikan ende mbrojnë aeroportin në kuadër të mbështetjes së vendosur, i cili është misioni ushtarak që po përmbyllet.

SHBA do të ketë gjithashtu rreth 650 trupa në Afganistan për të mbrojtur ambasadën e saj të vendosur në  kryeqytet.

Largimi i SHBA dhe NATO vjen ndërsa kryengritësit talibanë bëjnë hapa në disa pjesë të vendit, duke rimarr nën kontroll shumë zona  nga forcat e sigurisë Afgane.

(Kosova Sot Online)