Vdekja e 40-vjeçares në Malishevë, Policia: Dyshohet se ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës

  • S.A /
  • 03 July 2021 - 08:55
Vdekja e 40-vjeçares në Malishevë, Policia: Dyshohet se ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e 40-vjeçares në Malishevë. Sipas Policisë, ajo ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës, ku ka qenë duke banuar. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për autopsy në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti po hetohet si “hetim i vdekjes”.

“Rr. Skënderbeu, Malishevë 02.07.2021 ─ 09:00.  Viktima femër  kosovare është gjetur pa shenja jete. Dyshohet se ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës në të cilën ajo ka qenë duke banuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsy”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )