Blerta Deliu para fillimit të Konventës: PDK është e pazëvendësueshme

  • E.K /
  • 03 July 2021 - 09:54
 Blerta Deliu para fillimit të Konventës: PDK është e pazëvendësueshme

Deputetja Blerta Deliu-Kodra është deklaruar pak para fillimit të Konventës së dhjetë të PDK’së, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Deliu-Kodra ka thënë se sot është një ditë e madhe për PDK’në dhe Kosovëm.

Këtij postimi, ajo ia ka bashkangjitur edhe një fotografi të dy ish kryetarëve të PDK’së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Tutje, ajo ka thënë se PDK’ja është e pazëvendësueshme dhe garancë në zhvillimin e shtetit të Kosovës.

“Sot është një ditë e madhe për PDK-në dhe Kosovën!  PDK është forca e arritjeve të mëdha historike.  PDK është e pazëvendësueshme dhe garancë në zhvillimin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)