Mediat serbe publikojnë një plan të ri të BE-së për Kosovën e Serbinë!

  • G.G /
  • 03 July 2021 - 13:17
Mediat serbe publikojnë një plan të ri të BE-së për Kosovën e Serbinë!

Mediet serbe i kanë bërë publicitet deklaratës së ish-ndërmjetësuesit të BE-së në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës britanikut Robert Kuper, që ka deklaruar se “do të ishte mirë që Kosova dhe Serbia të pranohen në të njëjtën kohë në BE”

Me këtë rast, ai citohet të ketë thënë se ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës është i mundshëm dhe do zgjidhte edhe çështjen e formimit të asociacionit, duke theksuar se vendet që bëhen anëtare të BE-së, është sikur të ndryshojnë kushtetutën.

"Kjo do të ishte zgjidhje edhe për asociacionin e komunave serbe dhe do të mundësonte që të zgjidhet çështja e veriut të Kosovës dhe serbët të jenë të përfaqësuar në kuptimin politik në Kosovë”.

Sipas mendimit të tij, nëse Kosova dhe Serbia hyjnë në BE, kjo është sikur të ndryshohen kushtetutat.

Kuper ka shtuar se para 10 viteve gjatë dialogut nuk ka pasur diskutime  rreth temave siç është kjo e shkëmbimit të territoreve.

Diplomati britanik ka deklaruar se kjo është çështje shumë e ndjeshme dhe se duhet pasur shumë kujdes kur flitet për te.

(Kosova Sot Online)