Projekti milionësh i Amerikës për korrupsionin në Kosovë

  • G.G /
  • 03 July 2021 - 14:46
Projekti milionësh i Amerikës për korrupsionin në Kosovë

Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) planifikon të ndajë 13,5 milionë dollarë për “luftë kundër korrupsionit dhe ofrimit të shërbimeve jo-kualitative nga ana e strukturave shtetërore” në Kosovë, thuhet në dokumentin e parë nga “Sputnjik”.

Si thuhet punën e palëve të kontraktuara që do sponsorizohen nga ShBA do të drejtohen në “përmirësimin e drejtimit në fushat e financave shtetërore me aksent në furnizimet komunale” si dhe në “forcimin e mekanizmave të llogaridhënies si në strukturat shtetërore, po ashtu edhe jashtë tyre”.

Ndër qëllimet kryesore të iniciativës së re amerikane është rritja e efikasitetit të mbikëqyrës nga ana e organeve relevante të Kosovës dhe përdorimin e gjerë të “praktikave më të mira”, kur bëhet fjalë  për planifikimin e buxhetit, furnizimit publik dhe kontrollit të kontratave.

Gjatë punës me palët e kontraktuara synohet të bëhet koordinimi i i vendimeve me ato të USAID dhe partnerëve të saj, që veprojnë strat në harmoni me qëllimet e kontratave, që të evitohen dyfishimet e aktiviteteve dhe të sigurohet shfrytëzimi maksimal i investimeve.

Më herët është njoftuar për aktivitetet amerikane në Kosovë dhe vendet e tjera të Ballkanit, bie fjala Departamenti i Shtetit ka planifikuar formimin e “burimeve alternative të informimit për folësit e gjuhës serbe si dhe medieve të pavarura në Kosovë, për të luftuar dezinformimin, përfshirë edhe atë nga mediet ruse.

Më herët ShBA kanë synuar të financojnë projekte që kishin qëllim “zhvillimin e sektorit civil” në Ballkan, ku ndër tjera u punua edhe në Kosovë”.

(Kosova Sot Oline)