Prishtinasi i shkon ish-të dashurës në punë, e kërcënon se do t’ia publikojë videot intime nëse nuk del me të

  • A.P /
  • 04 July 2021 - 09:22
Prishtinasi i shkon ish-të dashurës në punë, e kërcënon se do t’ia publikojë videot intime nëse nuk del me të

Të premten në mbrëmje, një grua ka raportuar se në vendin e saj të punës i kishte shkuar ish i dashuri dhe i njëjti e kishte kërcënuar atë.

Viktima ka raportuar se me të ka qenë në një lidhje dashurie dhe se i dyshuari e kishte kërcënuar se do të ia publikonte disa video intime nëse ajo nuk pranon të dilte prapë me të.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Prishtinë 02.07.2021 ─ 23:35. Viktima femër kosovare ka raportuar se te vendi i saj i punës kishte shkuar (ish i dashuri) i dyshuari   kosovar me të cilin kishte qenë në lidhje dashurie dhe i njëjti e kishte kanosur se asaj do të ia publikonte disa video intime nëse ajo nuk pranon të dilte prapë me të. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.


(Kosova Sot Online)