Demant: 'Nexhi, i quan Kosovarët budallë, të trashë e naivë'

  • A.P /
  • 04 July 2021 - 12:19
Demant: 'Nexhi, i quan Kosovarët budallë, të trashë e naivë'

Lajmin i cili ka qarkulluar në media, se kinse analisti politik, Nexhmedin Spahiu, i quan "Kosovarët budallë, të trashë e naivë", është përgenjeshtuar nga vetë Spahiu, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një prononcimi me shkrim, analisti politik Nexhmedin Spahiu ka theksuar se ky citim është i pasaktë, i asaj çfarë ka thënë.

"Lajmi është citim i pasaktë, i asaj çfarë kam thënë. Meqë jam në fazën e përgaditjes së padisë për një mori portalesh që përmbajnë këtë lajm.

Une as nuk jam shkolluar në Tiranë e as nuk kam thënë se jam shkolluar në Tiranë", ka theksuar Spahiu.

Në vijim lajmi i saktë, se çfarë ka deklaruar Nexhmein Spahiu:

 

Spahiu: Kur futem në identitetin shqiptar kosovarët më duken naivë, të trashë e budallë

 

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se si individ që ka jetuar në Tiranë dhe është integruar në shoqërinë e tyre,kur futet në atë identitet kosovarët i sheh si budallenj e të trashë.

Spahiu thotë se një konstatim të tillë për kosovarët e jep në momentin kur futet në identitetin shqiptar.

Ai ishte i ftuar në një debat i cili kishte temë kryesore bashkimin kombëtarë, Spahiu kishte treguar se si i sheh kosovarët pasi ai është integruar në Tiranë.

“Unë si njeri i integruar në shoqërinë shqiptare , meqë kam qenë profesor universiteti në Tiranë, e kryeredaktor i gazetës më të madhe në Shqipëri, kam krijuar identitet të dyfishtë. Kur futem në identitetin shqiptar, kosovarët më dukën naiva, të trashë e budallë. Dhe kur e mendoj unë që jam lindë e rritë në Kosovë, paramendoni se si ju konsiderojnë të tjerët.” , ka thënë Spahiu.

Derisa ka thënë se kosovarët i shohin ata në Shqipëri si vëllai i madh vëllain e vogël.

’Ju i shihni si vllai i vogël vëllanë e madh’’, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)