Pamje/ Babai var fëmijën në dritaren e makinës për ta ndëshkuar pasi u soll keq

  • G.G /
  • 05 July 2021 - 10:45
Pamje/ Babai var fëmijën në dritaren e makinës për ta ndëshkuar pasi u soll keq

Në të gjithë botën, një video ku një baba shihet që mban varur djalin e tij 3-vjeçar në makinë, ndërsa kjo e fundit është në lëvizje, vetëm e vetëm për ta ndëshkuar atë ka shkaktuar zemërim të madh.

Pamjet janë regjistruar në Turqi është filmuar nga një shofer pas tij. Shoferi e ngarkoi atë në rrjetet sociale, me qëllim që incidenti të merrte përmasa të mëdha.

Policia u mobilizua dhe gjeti babanë nga targa e makinës së tij dhe më pas e arrestoi atë.

Sipas mediave turke, ai pretendoi se në këtë mënyrë dëshironte të ndëshkonte djalin e tij tre vjeç, i cili u soll keq gjatë ditës.

(Kosova Sot Online)