Rrëshqitja e dheut në Japoni, edhe më tej vijojnë shirat në zonën e goditur

  • G.G /
  • 05 July 2021 - 13:28
Rrëshqitja e dheut në Japoni, edhe më tej vijojnë shirat në zonën e goditur

Japonia i druhet një fatkeqësie të dytë natyrore, pas rrëshqitjeve të dheut që lanë në fundjavë të paktën tre të vrarë.

Për orë me radhë vijojnë përpjekjet për gjetjen e më shumë se 100 personave të zhdukur që mund të jenë goditur nga masivi i baltës.

100 mijë metër kub dhe u shkëputën të shtunën nga qyteti-rezort i Atamit, në jugperëndim të Tokios.

Dherat ranë fillimisht në lumë dhe u përcollën më tej për 2 kilometra në zonat e banuara, ku edhe shkaktuan dëme të mëdha infrastrukturore.

Të paktën 130 banesa u shkatërruan nga forca ndërsa 20 persona u shpëtuan poshtë masivit.

Autoritetet kanë lajmëruar se prej shirave që vazhdojnë priten fenomene të tjera erozioni, dhe kanë kërkuar vigjilencën nga ana e banorëve.

Ndërkohë, guvernatori i preferekturës Shizuoka ku u regjistrua ngjarja tha se po hetohet nëse rrëshqitja e fundit e dheut ka rezultuar nga projektet e ndërtimit dhe ato zhvillimore të cilat mund të kenë shkaktuar shpyllëzim të zonës dhe të kenë reduktuar aftësinë e tokës malore të saj për të duruar sasinë e ujit.

(Kosova Sot Online)