Osmani pret në takim familjen e ish-presidentit Rugova

  • G.G /
  • 06 July 2021 - 12:24
Osmani pret në takim familjen e ish-presidentit Rugova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim familjen e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova.

Fotografitë nga ky takim i ka publikuar vetë Osmani, në llogarinë e saj në Facebook.

Në fotot e publikuara nga Osmani, shihet bashkëshortja e Rugovës, Fana, vajza Teuta, si dhe dy djemt e presidentit me bashkëshortet e tyre.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi. 

(Kosova Sot Online)